Aktorja Ayda Fields dhe muzikanti Robbie Williams tregojnë rregullat strikte të prindërimit!
Aktorja e njohur Ayda Fields ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Robbie Williams kanë rregulla shumë strikte për fëmijët e tyre kur udhëtojnë së bashku. Dyshja ulen në “first class” kur udhëtojnë me avion ndërsa fëmijët tyre ulen në vendet me çmim më të lirë. Ayda dhe Robbie janë prindër të katër fëmijëve.
Aktorja ka shpjeguar se ajo dhe Robbie ulen të ndarë nga fëmijët e tyre në mënyrë që t’i inkurajojnë ata se të ulesh në “first class” është një privilegj, të cilin ata nuk e kanë. Ata nuk mund të ulën aty derisa të jenë në gjendje që të fitojnë paratë e tyre. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ayda ka thënë:
E di, është e tmerrshme. Njerëzit do mendojnë se jam debile. Fëmijët e mi duhet ta dinë mirë se fluturimet ekonomike do të jenë për ta derisa do mund të jenë në gjendje të paguajnë vet.
Së fundmi, Robbie dhe gruaja e tij Ayda Field kanë pranuar se seksi mes tyre ka ndryshuar pas martese. Ish-këngëtari i “Take That”, fajësoi mungesën e epshit për injeksionet e testosteronit, të cilat i kishin përkeqësuar depresionin. Në një intervistë të përbashkët, dyshja këmbënguli se ata janë ‘në të njëjtin mendim’ kur bëhet fjalë për intimitetin dhe janë të kënaqur me mungesën e aktivitetit të tyre në dhomën e gjumit.
Rikujtojmë, se Robbie Williams shpesh ka deklaruar se ka pasur probleme me imazhin e tij. Këngëtari ka deklaruar së fundmi se ka humbur 23 kilogramë jo vetëm falë dietës, por edhe me ndihmën e një ilaçi të paspecifikuar. “Kam marrë një lloj Ozempic. Ajo funksionon më mirë se një mrekulli e Krishtlindjeve”,-zbuloi Williams.