David Guetta së shpejti sërish baba!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![David Guetta së shpejti sërish baba!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//david-guetta-se-shpejti-serish-baba.jpg)
David Guetta do të bëhet sërish baba. Teksa merrte pjesë në “Latin Grammy Awards” DJ 56-vjeçar, kaloi në tapetin e kuq me të dashurën Jessica Ledon, ku zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Duke pozuar me Ledon, David buzëqeshi për kamerën ndërsa e dashura e tij vendosi duart sipër barkut të saj të rrumbullakosur.
Guetta tashmë është baba i djalit Tim Elvis, 19-vjeç dhe vajzës Angie, 16-vjeçe, me ish-gruan e tij Cathy Lobé. Ndërkaq, për shumë prej nesh mund të jetë e pritshme pasi një nga hitet më të dëgjuara, bashkëpunimi i David Guettas dhe Bebe Rexhës me këngën “I’m Good (Blue)” të jetë vlerësuar nga një studim i ri si më i dëgjuari i këtij viti në paltformën Spotify.