Inflamacioni i gjirit, si ta zbuloni dhe ta shëroni!
Mastisisi apo inflamacioni i gjëndrave të qumështit më së shpeshti i kanë nënat që për herë të parë sjellin në jetë fëmijën. Shërimi fillon sapo të shfaqen simptomat. Pihen antibiotikë 10 deri 14 ditë. Gratë pa përvojë mund t’i injorojnë simptomat të cilat janë rraskapitje e papritur, dobësim si dhe temperaturë mbi 38 gradë. Mirëpo, nëse krahas këtyre simptomave shfaqen edhe dhembje dhe ënjtje të një pjese apo të tërë gjirit, të cilat dhembin më shumë me rastin e prekjes dhe gjiri është shumë i fortë, kjo është shenjë e sigurt e inflamacionit të gjëndrave qumështore.
Inflamacioni i gjirit zakonisht prek gratë që janë me gji, edhe pse nganjëherë kjo gjendje mund të ndodhë edhe tek gratë të cilat nuk kanë fëmijë në gji. Mastiti është një gjendje e përhapur, të paktën 1 në 10 nëna në laktacion e përjetojnë gjatë periudhës së ushqyerjes bebes me gji. Në shumicën e rasteve, mastitis i laktacionit ndodh përpara 6–12 javësh pas lindjes, por kjo mund të ndodhë edhe më vonë gjatë ushqyerjes me gji. Kjo gjendje mund të bëjë që ju të ndiheni të këputura, duke e bërë kështu të vështirë përkujdesjen për fëmijën tuaj.
Ndonjëherë mastiti e çon një nënë të largojë fëmijën e saj nga gjiri përpara se ajo të ketë ndërmend për ta bërë këtë gjë, por vazhdimi i të ushqyerit me gji, madje edhe kur ju jeni duke marrë antibiotik për mastitin, është më mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Është totalisht e sigurt që bebi juaj të pijë nga gjiri i cili ka mastit.
Nëse ju nuk e keni kapur në kohë mastitin, mjeku juaj do të përshkruajë një terapi me antibiotik. Mos u shqetësoni, shumica e antibiotikëve janë të sigurt gjatë gjidhënies dhe nuk do ta dëmtojnë beben tuaj. Nëse shenjat tuaja dhe simptomat nuk përmirësohen pas dy ditëve të para të marrjes së antibiotikëve, ju duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj për t’u siguruar se gjendja juaj nuk është rezultat i një problemi më serioz.