Lajçak për dialogun: Të dyja palët të bëjnë lëshime për të marrë diçka në këmbim!
Miroslav Lajçak ka dalë hapur me kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Të dyja palët do të duhet të bëjnë lëshime për të marrë diçka në këmbim, ishte mesazhi i qartë i të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun.
Zbatimi i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve duhet të avancojë edhe nga Serbia, edhe nga Kosova, e detyrimet përkatëse të përmbushen hap pas hapi paralelisht. Duke komentuar takimet e që pati kësaj jave, zyrtari i lartë europian ndaloi tek udhëtimi i tij në Serbi ku u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryenegociatorin Petar Petkovic.
Diskutimet tona ishin vazhdimësi e përpjekjeve për të avancuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Njësoj si me diskutimet tona në Kosovë, edhe këtu trajtuam po ashtu çështje të tjera urgjente në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, duke theksuar nevojën për zgjidhje urgjente në përgatitje për takimit të kryenegociatorëve. Të mërkurën pata një takim të dobishëm me liderin e partisë opozitare të Kosovës, PDK-së, Memli Krasniqi. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Të enjten prita dhe dy kryenegociatorët në Bruksel. Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në axhendën tonë të Dialogut dhe pres një veprim të shpejtë së shpejti. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim, ka shkruar ai në Facebook.