Ulje temperaturash dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për sot!

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ulje temperaturash dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për sot!

Moti për ditën e sotme pritet të jetë me vranësira, reshje shiu dhe dëbore në mëngjes në zonat e veriut dhe në juglindje. Ndërsa në pjesët e tjera të vendit, dita do të jetë me diell.

Temperaturat minimale do të pësojnë zbritje duke u luhatur nga 0-10 gradë ndërsa ato maksimale, parashikohen 6-9°C në veri , dhe 14 -16°C ne zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim veri me shpjetesi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur .

Nisin rreshjet e dëborës

Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në qarkun juglindor në lartësinë mbi 1300 metra. Pika turistike e Dardhës është zbardhur nga reshjet e dëborës, nga km i 7 deri në kilometrin e 12.

Dardha tashmë është zbardhur nga dëbora dhe kjo do jetë një nga arsyet që këtë fundjavë turistët të zgjedhin pikërisht Korcën. Është punuar që prej mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje. Ndërkohë, nuk raportohet të ketë probleme me qarkullimin.

Rënia e temperaturave ka sjellë reshje bore edhe në zonat malore. Majat e maleve në Dibër dhe Bulqizë janë zbardhur nga bora, e cila është ulur në lartesinë 500 metra duke bërë që temperatura në zonë të zbresë në 0 gradë celsius.

Fatmirësisht nuk raportohet për problematika në qarkullimin rrugor pasi trashësia e borës është e ulët dhe nuk shkakton bllokime.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE