“E përdor Luizin për interes, kërcen me këngët e Butrintit”, pas komenteve gjatë BBV, Gerta Gixhari dhe Kiara përballen për herë të parë në studio
Gjatë kohës kur zhvillohej BBV, gazetarja Gerta Gixhari ishte një nga personazhet që nuk besonte te vazhdimësia e romancës së Luizit dhe Kiarës.
Asokohe Gerta është shprehur se pas përfundimit të BBV, Kiara mund të shkojë pas karrierës ndërkohë që Luizi do të dojë krijimin e një familje.
Ajo madje e quajti të turpshëm faktin që Kiara kërcente këngët e ish-it në shtëpi, Butrint Imerit, ndërkohë që aty ndodhej edhe Luizi.
Madje, në një nga rastet kur Kiara ishte në nominim, Gerta e ironizoi tek u shpreh se ishte duke përdorur Luizin për t’i shpëtuar eleminimit.
E pas gjithë këtyre komenteve, sot kishte ardhur koha që dyshja të gjendej përballë njëra tjetrës në një studio televizive.
Gerta ishte e ftuar në puntatën e sotme të “DWTS Fan Club”, ku foli edhe për rolin e Olta Gixharit në juri.
Dy vajzat nuk patën asnjë moment thumbimi apo ironizimi mes njëra tjetrës gjatë intervistës, ama ndjekësit nuk e lanë pa komentuar këtë moment.
Ndër komente shihen përgëzimet e ndjekësve për profesionalizmin e Kiarës, ndërsa përsa i përket Gertës, dukej ‘sikur e kishin sjellë me pahir’, siç u shprehën ata.