Pranga 42-vjeçarit, u prezantua si zyrtar i lartë për t’i marrë 200 mijë euro një biznesmeni në Tiranë!

vovalbania November 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pranga 42-vjeçarit, u prezantua si zyrtar i lartë për t’i marrë 200 mijë euro një biznesmeni në Tiranë!

Një 42-vjeçar me banim në Kamëz ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi përmes mashtrimit u përpoq të merrte 200 mijë euro nga një biznesmen, të cilit iu prezantua si zyrtar i lartë. Arrestimi i shtetasit me inicialet A.B u bë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “Replay 2”. Blutë po punojnë për kapjen e të tjerë personave të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar: 

DVP Tiranë/Tentoi të përfitonte 200 000 euro, nga një shtetas (biznesmen), nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtar i lartë, vihet në pranga 42-vjeçari.   Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay 2”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sekuestrohen një automjet dhe një celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay 2”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi i cili ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar një shumë të madhe parash.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A.B., 42 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ka tentuar të mashtrojë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një celular.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE