Serbët e Kosovës duan të votojnë/ Kurti: Duhet marrëveshje e posaçme me Serbinë!

vovalbania November 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Serbët e Kosovës duan të votojnë/ Kurti: Duhet marrëveshje e posaçme me Serbinë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar një marrëveshje të posaçme me Serbinë, në mënyrë që pjesëtaret e komunitetit serb që jetojnë në territorin e Kosovës dhe që kanë shtetësi të dyfishtë të mund të mund të votojnë në vendbanimet e tyre për zgjedhjet parlamentare serbe që janë caktuar për t’u mbajtur më 17 dhjetor.

Pas kërkesës së bërë nga Beogradi pranë zyrës së OSBE në Kosovë pak ditë më parë, Kurti është përgjigjur përmes një letre duke sqaruar se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse zbatohet neni 2 I marrëveshjes bazë të arritur në muajin shkurt në Bruksel.

“Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtete të barabarta, në pajtim me nenin 2 të Marrëveshjes Bazë të arritur këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Kurtit që mban datën e 17 nëntorit.

Sipas Radio Europa e Lirë, Kurti ka theksuar më tej se vetëm duke pasur marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe të drejta të barabarta një marrëveshje e tillë mund të arrihet mes dy vendeve.  Sipas një praktike që daton nga viti 2017, serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në zgjedhjet serbe dhe votat janë grumbulluar nga OSBE-ja.

Më pas, ato vota janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytetet kufitare të Serbisë. Por nga vitit 2020 një gjë e tillë nuk u lejua nga qeveria e Kosovës, që kërkuar nga Serbia që të bëjë fillimisht një kërkesë për të marrë më pas miratim për organizimin e votimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE