Meriton Mjekiqi tregon prapaskenat e pajtimit me Noizy-n dhe Don Xhonin!
Meriton Mjekiqi ka qenë personazhi i radhës që është përballur me pyetjet ngacmuese të Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”. Ndër të tjera, Meritoni në rubrikën “Mos i bjer me top” të “E diell”, tregoi për marrëdhënien e tij me dy këngëtarët e famshëm Noizyn dhe Don Xhonin.
Moderatori është përplasur shpesh dhe për një kohë të gjatë me grupin OTR të Noizy-t, ndërsa tha ekskluzivisht se është pajtuar me reperin dhe me gjithë pjesëtarët e tjerë.
Unë jam pajtuar me Noizy-n dhe me pjesëtarë të tjerë të labelit të OTR. Jemi pajtuar në Prishtinë.
Nga ana tjetër një përplasje ka qenë edhe prishja e marrëdhënies me këngëtarin që është bërë i njohur nga ‘podcasti’ i Meritonit, Don Xhoni.
Edhe me Don Xhonin kam raporte të mira. Para disa javëve jemi takuar në studio. Me të gjithë flas me të gjithë e kam mirë.
Po ashtu një marrëdhënie jo të mirë ka qenë mes këtij të fundit dhe moderatorit Ronaldo Sharkës, të cilët tashmë janë pajtuar. Kujtojmë, se Meritonit i është bërë një kamerë e fshehtë në emisionin “Ndryshe”, të cilën mund ta ndiqni këtu.