Aksidenti në Lezhë, i plagosuri mbi 1 orë i bllokuar në mjet, po punohet për nxjerrjen e tij!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Aksidenti në Lezhë, i plagosuri mbi 1 orë i bllokuar në mjet, po punohet për nxjerrjen e tij!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//aksidenti-ne-lezhe-i-plagosuri-mbi-1-ore-i-bllokuar-ne-mjet-po-punohet-per-nxjerrjen-e-tij.jpg)
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër.
Mësohet se janë përplasur 3 automjete, dhe për pasojë janë plagosur 2 persona. Njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar në automjet.
Tre persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin e ndodhur sot pasdite në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër. Njëri nga të plagosurit Hajri Kalaj është punonjës i bashkisë Lezhë. Përplasja ka qenë e fortë dhe ka mbetur I bllokuar në makinë. E ndërsa po punohet për nxjerrjen e tij nga makina po i jepet dhe ndihma mjekësore në vendngjarje për shkak të dëmtimeve të shumta.