Ku ke humbur?

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ku ke humbur?

Një podcast që do të na rizgjojë nostalgjinë, do të vijë së shpejti në Top Albania Radio. Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, do të vijnë me një stil shumë personal interviste. Për një periudhë kohe ata kanë qenë të famshëm e shumë të dashur nga publiku por kanë zgjedhur të tërhiqen nga karriera e tyre apo edhe daljet në ekran.

Ndoshta tani bëjnë atë që duan, ndoshta televizioni apo muzika ishin pasion i momentit, ndoshta nuk kishin zgjedhje tjetër ose thjesht u tërhoqën se nuk donin më “blitzet” dhe vëmendjen. Do të kujtojmë fillimet e tyre, karrierën, arsyet përse bënë këtë zgjedhje dhe ç’është më e rëndësishmja: “Çfarë po bëjnë ata tani?” A do të ketë rikthime? A janë penduar?

Të gjitha këtyre pyetjeve do t’ju japë përgjigje pikërisht ky podcast që e titulluam shumë thjesht: “Ku ke humbur?”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE