Kurti takohet me përfaqësuesit e komunitetit kroat në Kosovë, u premton kushte më të mira!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurti takohet me përfaqësuesit e komunitetit kroat në Kosovë, u premton kushte më të mira!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me përfaqësuesit e komunitetit kroat në Kosovë.

Sipas njoftimit, përfaqësuesit e komunitetit kroat thanë se kanë nevojë për mbështetje infrastrukturore në Janjevë, fshat në komunën e Lipjanit ku përveç kroatëve, jetojnë edhe shqiptarë, turq dhe romë.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për të punuar në sigurimin e kushteve sa më të mira për komunitetin kroat në Kosovë”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

Në Janjevë, viteve të fundit janë larguar shumë pjesëtarë të komunitetit kroat. Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se në këtë fshat, që dikur ishte qendër zejtare dhe tregtare, tashmë ka shtëpi boshe për shkak të migrimit të popullsisë.

Në fillim të viteve ‘90, në Janjevë ishin gati 5.000 kroatë dhe sot jetojnë 150 prej tyre.

Në takim, përfaqësuesit e komunitetit kroat dhe ata të ekzekutivit kanë diskutuar edhe për punën e Qeverisë në zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve “në mënyrë që komunitetet joshumicë të kenë qasje në komunikimet prej qeverisë”.

Sipas ligjeve në Kosovë, komunitetet joshumicë, gjuha e të cilëve nuk është zyrtare, mund të përdorin gjuhën e tyre amtare në lokalitetet ku ata janë shumica e popullsisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe ajo serbe.

Por, komuniteti kroat nuk njihet me Kushtetutën e Kosovës, që do të thotë se pjesëtarët e tij nuk kanë të drejta të garantuara si komunitetet tjera pakicë dhe as përfaqësues të tyre në institucione.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65253 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE