Pas thatësirave, përmbytjet në Somali shkatërrojnë mijëra shtëpi, 50 të vdekur nga reshjet!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas thatësirave, përmbytjet në Somali shkatërrojnë mijëra shtëpi, 50 të vdekur nga reshjet!

Më shumë se 1.5 milionë njerëz janë në nevojë për ndihmë pas reshjeve monstruoze që shkatërruan shtëpi, të mbjella e kafshë blegtorie në Bririn e Afrikës, në juglindje të kontinentit.

Numri i viktimave nga stuhitë e papritura të reshjeve në Somali ka arritur në 50, ndërsa qindra mijëra njerëz raportohet se janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, tha qeveria.

Me të tjera reshje që priteshin, situata e shumë njerëzve në vend mund të përkeqësohet, thanë ata.

“Pesëdhjetë njerëz kanë vdekur në katastrofë … ndërsa mbi 600 000 janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha në një konferencë shtypi Moalim Abdullahi, drejtor i agjencisë së emergjencave.

“Shirat që priten nga 21 deri më 24 nëntor mund të shkaktojnë më shumë përmbytje … dhe më shumë vdekje e shkatërrim.”

Zona e Bririt të Afrikës po përjeton reshje të rënda që kanë vrarë dhjetra njerëz dhe kanë detyruar të zhvendosen shumë të tjerë, përfshi dhe në Somali ku shirat kanë shkatërruar rrugë e ura, dhe kanë përmbytur zona rezidenciale.

Dje agjencia humanitare e OKB, ‘OCHA’ tha se numri të prekurve nga katastrofa në Somali ishte thuajse dyfishuar brenda një jave.

Bamirësia britanike ‘Save the Children’ tha më herët se të paktën 100 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre prej reshjeve shkatërrimtare në Kenia, Somali and Etiopi.

Rajoni i juglindjes së Afrikës sapo dilte nga një prej thatësirave më të rënda në disa dekada, vetëm për t’u goditur çuditërisht po aq rëndë tashmë nga përmbytjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE