Së shpejti prindër, Kiara Tito zbulon emocionet e saj dhe të Luiz Ejllit kur morën vesh lajmin e bukur!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së shpejti prindër, Kiara Tito zbulon emocionet e saj dhe të Luiz Ejllit kur morën vesh lajmin e bukur!

Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Por nuk kishte ende një konfirmim apo hedhje poshtë të këtyre zërave nga çifti, të paktën deri më tani. Luiz Ejlli sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit.

Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Kiara ka postuar në Instagram një pjesë të videoklipit, ku dhe ka shkruar emocionet e saj dhe të Luizit, kur morën vesh se do të bëheshin prindër dhe se janë të lumtur që po e ndajnë këtë lajm me të gjithë ata që e kanë ndjekur prej fillimit historinë e tyre të dashurisë.

Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë tonë, që mezi presim t’i shohim sytë dhe ti prekim duart.. Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë tonë të bukur të dashurisë. Do të bëhemi 3

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Mes urimeve të shumta të ndjekësve të tij dhe personazheve të tjerë VIP, ka marrë vëmendjen komenti i moderatores Arbana Osmani, me të cilën prej disa kohësh është aluduar për një grindje dhe mosmarrëveshje profesionale. E duket se Arbana i vuri pikat mbi “i’  kësaj çështje me komentin e bërë vetëm pak më parë për shtatzaninë e Kiarës, ku uron çifitn me bekime për këtë lajm të gëzueshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE