Të miturit e aksidentuar në Sarandë dërgohen te Trauma/Njëri në gjendje të rëndë!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Të miturit e aksidentuar në Sarandë dërgohen te Trauma/Njëri në gjendje të rëndë!

Për mjekim më të specializuar u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë, tre të miturit e aksidentuar mbrëmë në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, në Sarandë. Eshtë fjala për një 13-vjeçar dhe dy të moshës 14-vjeç, njëri prej të cilëve paraqitet në gjendje më të rëndë. Transportimi i tij u bë me helikopter, mëngjesin e sotëm. Dy të lënduarit e tjerë u sollën me autoambulanca në mesnatë.

Njëri nga të miturit mori drejtimin e një automjeti tip “Benz”, në pronësi të babait të tij, por humbi kontrollin e doli nga rruga, duke lënë të plagosur edhe dy shokët pasagjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët tona. Një këmbësor u përplas për vdekje mbrëmë në aksin rrugor Kavajë-Durrës. Një automjet me drejtues një 27-vjeçar aksidentoi shtetasin ende të paidentifikuar, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Shoferi u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë kalimi i rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e këmbësorit, si edhe shpejtësia e lartë.

Aksidentet rrugore kanë vijuar të rriten edhe në tetor. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave raportojnë se muajin e kaluar u numëruan 98 aksidente rrugore nga 84 të ndodhura në tetor 2022. Në njoftim thuhet:

Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 16,7%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 130 persona nga 105 në muajin Tetor 2022.  Gjatë këtij viti, me përjashtim të muajve janar, mars, prill dhe maj, në përgjithësi çdo muaj ka rezultuar me rritje të numrit të aksidenteve në raport me muajin respektiv të vitit paraardhës.

Sipas INSTAT-it, në tetor aksidentet rrugore, në 83,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.  Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 26,5% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 73,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT vlerëson se nga të dhënat e përpunuara në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 19,4%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 8,2%.

Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 dhe 14:00-17:00 duke zënë secila nga 22,4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE