Tesla Cybertruck testohet në ujë/VIDEO!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tesla Cybertruck testohet në ujë/VIDEO!

Një prototip i Tesla Cybertruck u pa duke u testuar në ujë, në Gjirin e Meksikës, duke u kujtuar përdoruesve të mediave sociale pretendimet e Elon Musk-ut se kamionçina elektrike ka disa aftësi të papërshkueshme nga uji. Videoja e shkurtër e postuar në Reddit tregon Cybertruckun në një plazh në Port Aransas të Teksasit.

Kamionçina shihet duke u nisur drejt oqeanit dhe duke u futur në ujë. Pushuesit aty nuk mund ta besonin. Megjithatë, Cybertruck nuk u fut të thellë në ujë, duke qëndruar në zonën shumë të cekët. Pas një shëtitje në ujë kamionçina doli nga aty dhe u pa duke u larguar nga plazhi. I shpallur për herë të parë në vitin 2019, Cybertruck është produkti i parë i ri i Tesla-s në vite. Tesla fillimisht tha se çmimi i makinës do të fillonte nga 39,900 dollarë, por ka të ngjarë të jetë shumë më i shtrenjtë se kaq për shkak të materialeve të shtrenjta të ndërtimit.

Ndërkaq, klientët që do të marrin një Tesla Cybertrucks do të pengohen që ta rishesin atë gjatë vitit të parë, sipas termave dhe kushteve të Tesla. Tesla shtoi një seksion të titulluar “Vetëm për Cybertruck” në Kushtet e porosisë së Automjeteve Motorike, i cili parashtronte rregullat e reja.

“Ju pranoni që nuk do të shisni ose nuk do të përpiqeni të shisni automjetin brenda vitit të parë pas datës së dorëzimit të automjetit tuaj. Tesla mund të kërkojë masa urgjente për të parandaluar transferimin e automjetit ose të kërkojë dëmshpërblim nga ju në shumën prej 50,000 dollarësh ose vlerën e marrë si kompensim për shitjen ose transferimin. Tesla gjithashtu mund të refuzojë t’ju shesë ndonjë nga automjetet e ardhshme”,-deklaroi kompania.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE