Vajzat dhe gratë raport gjatë ciklit menstrual, Erion Braçe: “Është e rëndësishme për shëndetin seksual dhe riprodhues…”
Javën e kaluar në Komisionin e Ekonomisë, teksa diskutohej buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë, deputetit Erion Braçe propozoi që “vajzave dhe grave në Shqipëri t’u njihet e drejta për të marrë raport gjatë ciklit menstrual, raport që duhet të paguhet nga buxheti i shtetit”. Ai propozoi gjithashtu që paketa higjieno-sanitare për ditët e ciklit të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
I ftuar në “Wake Up”, Erion Braçe shprehet se ky propozim në Europë ka ardhur shumë vonë, në Japoni ekziston ky ligj që në vitin 1946, shekullin e shkuar. Një ditë raport për të gjitha gratë e vajzat, nuk është vetëm në favor të tyre sipas Erion Braçes por edhe për shoqërinë në përgjithësi, për shëndetin seksual dhe riprodhues.
Propozimi nuk vjen nga hiçi. Që në vitin 2006 Parlamenti Europian ka votuar një direktivë Bashkimit Europan për të dyja propozimet edhe për ciklin menstrual të vajzave dhe grave, por edhe për barrierat fiskale për paketat higjieno-sanitare. Në krahun tjetër në vitin 2011 ka një rezolutë në Parlamentin Europian akoma më të qartë sesa direktiva dhe që e tejkalon direktivën sa kohë që flet për një çështje të shëndetit të grave dhe vajzave, e mbi të gjitha në një dimension kritik që është shëndeti seksual dhe riprodhues, janë të rëndësishme për një shoqëri dhe jo vetëm për gratë dhe vajzat. Japonia e ka bërë këtë fill pas luftës që në vitin 1946, shekullin e shkuar dhe unë habitem pse ne Europë vjen kaq vonë. Është edhe aspekti i produktivitetit qoftë në shkollë, qoftë në të mësuar, në të nxënë, apo një punë. Çfarë produktiviteti do ketë një vajzë apo një grua? Kurse nga pikëpamja ekonomike më lejoni të them që impakti është thuajse më i madh. Të marrë raport dhe të mungojë në punë një ditë, në ditën akute dhe kjo të paguhet.