Akuzohet se përdhunoi një 20-vjeçare, Prokuroria kërkon nëntë vite burg për Dani Alves!
Prej muajit janar të këtij viti, Dani Alves është pas hekurave i akuzuar se ka përdhunuar një vajzë në të 20-tat natën e 30 dhjetorit të vitit 2022 në një klub në Barcelonë.
Alves akuzohet për përdhunimin e një gruaje rreth të njëzetave më 30 dhjetor 2022 dhe u arrestua në fund të janarit pasi u dorëzua. Incidenti ndodhi në një klub nate në Barcelonë dhe aty ai është burgosur pa lirim me kusht në pritje të gjykimit të tij. Alves mohoi të gjitha akuzat, megjithëse ai e ka ndryshuar dëshminë e tij në katër raste.
Përveç dënimit me nëntë vjet, prokurori po kërkon 150 mijë euro dëmshpërblim për viktimën dhe 10 vjet burgim me kusht pas dënimit të tij. Alves i ka kaluar dhjetë muajt e fundit në burg pasi gjyqtari e shpalli në rrezik arratisjeje.
Në kohën kur Alves u fut në burg ishte ende pjesë aktive në botën e futbollit teksa aktivizohej me Pumas në Meksikë, mirëpo prej kohësh, meksikanët kanë ndërprerë kontratën me 40-vjeçarin që rrezikon shumë.