Kiara tregon për nepsin pas shtatzënisë, reagimi i Luizit epik! (Video)
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan gjatë ditës së djeshme lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndërsa në mbrëmje, dyshja hapën një video live për të falenderuar të gjithë njerëzit që i uruan.
Mes të tjerash, Kiara foli edhe për nepsin që ka pas shtatzënisë. Ajo tregoi se dikur nuk i preferonte aspak ëmbëlsirat, ndërsa tashmë janë ushqimi numër një për të cilin ka më tepër neps. Sidomos tashmë që nisi sezoni i panetoneve, të cilat i konsumon çdo ditë.
“Tani doni të dini një kuriozitet? Unë kurrë nuk i kam pëlqyer ëmbëlsirat dhe që kur kam ngelur shtatzënë, cdo ditë, sidomos tani që kanë filluar panetonat, nuk e kuptoj, nuk i kam ngrënë kurrë ëmbëlsirat, tani kam filluar i ha shumë“, tha Kiara.
Ndërsa si gjithmonë, reagimi i Luizit ishte epik. Ai iu përgjigj me shaka duke thënë: “Ah po nuk na del llogaria kështu moj gru, panetone”.