Operacioni i SPAK/ Gazetarja Klodiana Lala tregon personazhin ‘surprizë’: Është “peshk i madh” në trafikun e kokainës

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacioni i SPAK/ Gazetarja Klodiana Lala tregon personazhin ‘surprizë’: Është “peshk i madh” në trafikun e kokainës

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar dosjen hetimore që çoi pas hekurave ish-drejtuesin e lartë të policisë, Erzen Breçani dhe shefin e krimeve në komisariatin numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, ndërsa ka shpallur në kërkim Eralb Breçani dhe Ervin Matën që cilët kanë trafikuar kokainë nga Amerika Latine në vendet e Europës.

Lala, e ftuar në emisionin “Open” është ndalur te një personazh që përmendet në dosje. Bëhet fjalë për Albert Prengën, i cili sipas Lalës nuk është emri i tij i vërtetë.

Gazetarja thekson se ai është një personazh nga Mirdita me lidhje shumë të forta në Holandë, i skeduar në disa shtete dhe ka pasur grup kriminal që prej vitit 1995.

Sipas saj, ai mund të konsiderohet një “peshk i madh” në trafikun e kokainës.

“Një tjetër personazh interesant në dosje është Albert Prenga. Emri Albert Prengës është ndryshe dhe më lejo të mos ia bëj emrin publik sot. Është një ndër personazhet që ka lidhje shumë të forta në Holandë, dhe nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Është një personazh që ka grup kriminal që prej 1995. Konsiderohet peshk i madh në trafikun e kokainës. Është me origjinë nga Mirdita dhe është i skenduar nga disa vende që mua as nuk më shkonin në mendje.

Teknikat që ai përdorte, psh një nga rastet ka qenë kur ai e ka futur drogën dhe e ka ngrirë në lëng limoni. Dmth teknika që ai ka përdorur dhe që dyshohet në dosjen hetimore, janë të jashtëzakonshme”, tha Lala.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE