Pasojat që lënë në mushkëritë tuaj solucionet zbardhuese për shtëpinë!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasojat që lënë në mushkëritë tuaj solucionet zbardhuese për shtëpinë!

Solucionet zbardhuese për të pastruar shtëpinë janë shumë të dëmshme për shëndetin. Shkencëtarët kanë zbuluar se tymrat e lëshuar nga këto solucione bien në kontakt me toksinat e ndryshme në ajër dhe irritojnë sytë, hundën, fytin. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera por edhe dëmtim të mushkërive. Përdorimi i solucioneve zbardhuese në shtëpi nxit alergjitë tek amvisat.

Sipas ekspertëve, dëmtimi në mushkëri mund të bëhet shumë i rrezikshëm si pasojë e përdorimit afatgjatë të solucioneve. Amvisat janë më të rrezikuara si nga azma por edhe nga alergjitë e ndryshme. Duke mos e ditur burimin e alergjisë, amvisat ekspozohen rregullisht ndaj toksinave dhe sëmuren më shumë. Rreziku është më i lartë në shtëpitë që nuk kanë një sistem të mirë ajrosjeje, sepse toksinat aktivizohen më shumë në ajër të ndenjur.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që pastrojnë shtëpitë me solucione kimike dhe industriale duhet të tregojnë shumë kujdes. Së pari, amvisat nuk duhet të përziejnë solucione të ndryshme në pastrimin e shtëpisë. Arsenali pastrues i një amvise përbëhet nga zbardhuesit, solucionet për banjën, atë për dyshemenë, për banakun, për xhamat, për pluhurat por edhe aromatikët. Përzierja e tyre dhe lëshimi i substancave në ajër është mjaft i dëmshëm për rrugët e frymëmarrjes.

Për shembull, aromatizuesit e ajrit, solucionet spërkatëse për xhamat, dyshemenë e banakun vijnë rëndom me aromën e agrumeve. Kjo aromë, është padyshim një substancë tjetër kimike e cila ndërvepron negativisht me gazrat e lëshuar nga zbardhuesit. Amvisat mund të ulin ndikimin e këtyre substancave duke mbajtur dyer e dritare hapur që të hyjë sa më shumë ajër dhe dritë dielli në shtëpi.

Drita e diellit ka tendencën që të pengojë në nivel lartë ndërveprimin negativ të substancave kimike në ajër. Ndërkaq, nëse keni vënë re ndryshk në sipërfaqet metalike në shtëpinë tuaj gjithçka që ju nevojitet për të pastruar njollat është salca e domateve. Sipërfaqet e çelikut dhe sipërfaqet e tjera metalike në shtëpinë tuaj që lagen shpesh, janë veçanërisht të prira ndaj ndryshkut, megjithatë, kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i zëvendësoni plotësisht pasi të shfaqen disa njolla të errëta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE