Samiti i III i Diasporës në Tiranë, Rama: Diaspora na mëson se asnjë ëndërr sado e madhe, nuk është e paarritshme!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Samiti i III i Diasporës në Tiranë, Rama: Diaspora na mëson se asnjë ëndërr sado e madhe, nuk është e paarritshme!

Presidenti Bajram Begaj në adresimin e tij në ditën e dytë të Samitit të Diasporës u shpreh se ndjen kënaqësi të veçantë që shqiptarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur për të diskutuar bashkërendimin e punëve për avancimin e bashkëpunimit në të mirë të vendit.

Shqipëria është një vend gjeografikisht i vogël, por ju i keni dhënë një shtrirje globale shumë më të madhe se përmasat e saj. Sot komunitetet e shqiptarëve që gjenden edhe në vendet më të largëta të botës mishërojnë mbi të gjitha shpirtin e lirë të shqiptarit. Sot qindra mijëra shqiptarë të diasporës janë shndërruar në histori suksesi.

Në fjalën e tij në Samitin e III të Diasporës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përtej simbolikës ky takim dyditor vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit, të cilat zhvillohen intensivisht jashtë këtyre seancave të mëdha plenare na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Nuk mund ta lë pa përmendur se ky samit ndodh pak ditë pasi njëshat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së bashku në një skuadër, jo vetëm e çuan Shqipërinë në Europë në kuptimin e plotë të fjalës, por edhe na ritreguan se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë talentet, bashkojmë forcat dhe mbi të gjitha kemi një strategji, një qëllim për të fituar.

Asnjë ëndërr nuk është e pamundur nëse ne jemi të vendosur që të bëjmë të pamundurën tonë për ta realizuar atë ëndërr.

Mira Murati, Dua Lipa, Mira Mezini, Ermonela Felaj, Anri Salaj, Ria Ora, Altin Kadare, Igli Tare, Lorik Cana, etj, janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe kanë arritur në maja të ndryshme të botës, por të përbashkët kanë fuqinë për t’i shkuar deri në fund me çdo çmim, realizmit të ëndrrës së tyre.

Nëse ka një mësim nga suksesi i shqiptarëve në diasporë, është mësimi se asnjë ëndërr sado e madhe kur njerëzit e shohin me sy hapur, nuk është e paarritshme përderisa e shohin, por sa janë të gatshëm ta synojnë ta arrijnë dhe të paguajnë të gjithë kostot e asaj përpjekjeje, te ngrihen nga gjitha rrëzimet, t’i rezistojnë të gjitha lodhjeve dhe zhgënjimeve në atë rrugë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se, “diaspora shqiptare është simbol i qëndrueshmërisë dhe vlerë e kontributit të çmuar në ekonomi e çdo fushë të jetës”.

Gjatë historisë, shqiptarët janë shpërndarë në mbarë globin, por duke mbajtur trashëgiminë kulturore. Shqiptarët kanë lënë gjurmë në shtetet që emigruan, por duke ruajtur themelet. Pavarësisht sfidave, mërgata ka mbetur e lidhur me atdheun. Mërgata jonë është një.

Duke folur për rolin e madh të Diasporës shqiptare, Osmani përmendi edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, duke thënë se ata të cilët banojnë në këto treva, po përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE