Arti në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Zef Deda
Arti shqiptar në Zi. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare Zef Deda.
Mjeshtri i humorit shkodran vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh.
Ndërkohë, djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fjongo të zezë në shenjë zie.
Kush ishte Zef Deda
Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.
Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrin të realizojë qindra figura artistike.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses./