E goditi me shpullë, por një reagim e bëri dhe Kejvina për Kiarën dhe Luizin që do bëhen prindër
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![E goditi me shpullë, por një reagim e bëri dhe Kejvina për Kiarën dhe Luizin që do bëhen prindër](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//e-goditi-me-shpulle-por-nje-reagim-e-beri-dhe-kejvina-per-kiaren-dhe-luizin-qe-do-behen-prinder.jpg)
Pas daljes nga BBV, Kejvina i kërkoi falje Luizit, por raporti mes saj dhe Kiarës u agravua. Ajo tha se Kiara është xheloze për Luizin dhe se po e shkatërron atë vetëm për famë.
Por, duket se lajmi i ëmbël i bërjes së tyre prindër, ka zbutur marrëdhëniet mes tyre. Kejvina i ka komentuar atyre në Instagram duke i uruar për pritjen e ëmbël.
Po ashtu, edhe Arbana Osmani, Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes i uruan publikisht.
“Urime e vetëm bekime”,-shkroi Arbana. Kujtojmë se prej javësh flitet për një ftohje të raportit mes Arbanës dhe Luizit. Ky i fundit gjatë premierës së filmit në Shkodër, u pyetu në lidhje me krisjen e tyre, duke thënë: ‘Unë jam këtu, ajo atje…Ka krisje… Në maj do zbuloj më shumë se s’më lejohet.’
Ronaldo me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”, shkroi:
“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video.”