Edhe Kejvina lë pas mëritë, mesazhi për Luizin dhe Kiarën pasi zbuluan se do bëhen prindër

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe Kejvina lë pas mëritë, mesazhi për Luizin dhe Kiarën pasi zbuluan se do bëhen prindër

Pas daljes nga BBV, Kejvina i kërkoi falje Luizit, por raporti mes saj dhe Kiarës u agravua. Ajo tha se Kiara është xheloze për Luizin dhe se po e shkatërron atë vetëm për famë.

Por, duket se lajmi i ëmbël i bërjes së tyre prindër, ka zbutur marrëdhëniet mes tyre. Kejvina i ka komentuar atyre në Instagram duke i uruar për pritjen e ëmbël.

Po ashtu, edhe Arbana Osmani, Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes i uruan publikisht.

“Urime e vetëm bekime”,-shkroi Arbana. Kujtojmë se prej javësh flitet për një ftohje të raportit mes Arbanës dhe Luizit. Ky i fundit gjatë premierës së filmit në Shkodër, u pyetu në lidhje me krisjen e tyre, duke thënë: ‘Unë jam këtu, ajo atje…Ka krisje… Në maj do zbuloj më shumë se s’më lejohet.’

Ronaldo me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”, shkroi:

“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE