Super atmosferë këtë të shtunë, zbulohen të ftuarit specialë në “Më lër të flas”!
Pas sukseseve të sezoneve të kaluar ka nisur sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.
Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të kësaj jave dhe ka zbuluar edhe të ftuarit e kësaj të shtune. Në pjesën e parë i ftuar do të jetë futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi me një super atmosferë nga tifozët shqiptarë me rastin e kualifikimit të kuqezinjve në Euro 2024. Në pjesën e dytë do të jetë i ftuar Ermal Mamaqi për të na treguar më shumë rreth projekteve të tij.
Efi Dhedhes ishte e ftuara e javës së kaluar në pjesën e dytë të “Më lër të flas”. Pas një pauze në ekran për një periudhë kohe, ajo rrëfeu disa detaje të jetës së saj në një intervistë me vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj. Efi ka hequr nga Instagram-i Romeon, pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se ata ishin në një lidhje.