Këngëtarja e njohur konfirmon se është bërë me një vajzë, nga një nënë surrogate
Paris Hilton ka zbuluar se është bërë nënë për herë të dytë dhe është një vajzë, të cilën e ka quajtur London.
Në një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo është shprehur se është falenderuese për ardhjen në jetë të vogëlushes së saj, bashkangjtiur një fotografie të një veshje ngjyrë rozë me emrin London të shkruar sipër bluzës, ndërkohë që pranë veshjes qëndron një arush dhe një palë syze në formë zemre.
Hitlon gjithashtu ka publikuar një fotografi në Instastory për të prezantuar se tashmë ajo është nëna e dy fëmijëve, ndërkohë që e quan Phoenix si vëllain më të madh. Edhe vajza vjen nga një nënë surrogate.
Dita e enjte shënoi “Ditën e Falenderimeve” në Amerikë, ku miliona familje festuan së bashku.
Personazhi i njohur televiziv nuk ka zbuluar kur ka ardhur në jetë vajza, por djali i saj ka ardhur në jetë nga një nënë “surrogate” në muajin janar.
Në një tjetë postim, Hilton ka shkruar: “Jam shumë mirënjohëse për këtë jetë të bukur. Ky vit ka sjellë shumë bekime për mua dhe më i madhi ka qënë të bërit një nënë. Jam vërtet falenderuese që jam e rrethuar me një familje të mrekullueshme, miq mbështetës dhe me një bashkëshort të dashur”.