Kina njofton se lejon hyrjen pa viza prej pesë vendeve të BE, dhe nga Malajzia!
Kina ka njoftuar sot se do të lejojë hyrjen pa vizë të qytetarëve nga pesë vende të BE dhe të atyre nga Malajzia, për të inkurajuar më shumë njerëz të vizitojnë për biznes e turizëm.
Duke nisur nga 1 dhjetori, qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Spanjës e Malajzisë do të lejohen të hyjnë e të qëndrojnë në Kinë deri në 15 ditë. Zyrtarët shtonin se programi do të jetë një testim që do të zgjasë një vit.
Qëllimi është lehtësimi i këmbimeve profesionale mes personeli kinez dhe të huaj me hapje ndaj botës së jashtme”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Mao Ning.
Kina deri më parë lejonte vizitat pa vizë të qytetarëve nga Brunei, Japonia e Singapori por dhe këto u pezulluan pas virusit. Më pas rinisi regjimin pa viza për Brunei e Singaporin por jo për Japoninë.
Në gjashtë muajt e parë të vitit Kina regjistroi 8.4 milionë hyrje e dalje nga qytetarë të huaj, sipas statistikave të emigracionit, në krahasim me disa dhjetra herë më shumë para pandemisë.
Masa u vendos për të lehtësuar shkëmbimin midis kinezëve dhe të huajve, për të promovuar zhvillimin. Në këtë drejtim, iniciativa është shprehja e një politikë të njëanshme përjashtimi”, sipas së cilës qytetarët e vendeve përfituese “mund të hyjnë në Kinë për biznes, turizëm, vizita te të afërmit dhe miqtë ose thjesht për tranzit të thjeshtë” për jo më shumë se 15 ditë pa nevojën e aplikimit formal”, theksuan autoritetet kineze.
Aktualisht, shumica e udhëtarëve kërkojnë vizë për të hyrë në Kinë.
Masa do të jetë funksionale nga 1 dhjetori deri më 30 nëntor 2024, sipas asaj që u njoftua nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, gjatë konference.