Valbona, Lori apo Juliana/Bënë ‘xing’ me të njëjtin model flokësh, por kujt i shkonte më shumë?!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Valbona, Lori apo Juliana/Bënë ‘xing’ me të njëjtin model flokësh, por kujt i shkonte më shumë?!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show magjik i kërcimit, u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e mbrëmshme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve në mbrëmjen dedikuar festave të 28-29 Nëntorit.

Ajo që ra në sy ishte dhe ‘look-u’ i tre personazheve. Dy antaret e jurisë, Valbona Selimllari dhe Lori Bala, si dhe konkurrentja Juliana Nura, u shfaqën me të njëjtin model flokësh, një gjysmë bisht u kapur lart. Por cilës prej tyre i shkonte më shumë. Ne bëmë një sondazh në InstaStory në Instagramin tonë, ku pyetëm ndjekësit për mendimin e tyre. Dhe rezultatet ishin këto; Valbona kryeson me 53% të votave, pas saj vjen Juliana me 30% dhe në fund Lori me 17% të votave.

Ju rikujtojmë se, tashmë është traditë e Top Media dhe Top Channel që në çdo fundvit të përzgjedhë një këngë shqip dhe të dërgojë urimet e saj në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve. Këtë vit tradita vazhdon njësoj dhe ku ka më bukur sesa të festojmë me një prej këngëve që tifozët e Kombëtares sonë i kanë dhënë edhe më shumë peshë duke e kthyer në himnin e stadiumeve. Bëhet fjalë për këngën e kthyer në “himn” tashmë, “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE