Zef Deda përcillet me duartrokitje në banesën e tij të fundit.!
Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u shua paraditen e një dite më parë duke lënë pas veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.
Kryeqendra e veriut humbi një emër të madh të artit, që prej dekadash dhuroi të qeshura te publiku shqiptar përmes humorit të tij të përjetësuar në memorien e çdo shqiptari. Ai dha frymën e fundit në moshën 73-vjeçare, në qytetin e lindjes, pas një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.
Në homazhe ishin të pranishëm miq, familjarë, kolegë e të afërm. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi u nis për në meshë dhe më pas aktori u përcoll për në banesën e fundit. Djali i tij, Jul Deda ka bërë një fjalim emocionues gjatë homazheve në teatrin “Migjeni” dhe më pas Zef Deda përcillet me duartrokitje në banesën e fundit.
Zef Deda ishte një nga komedianët më të njohur shqiptarë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”. Rolet kryesore që ai ka luajtur janë: Kunati i shokut Xhemal, Kola i dritave, Charlie Chaplin (imitim), Kusheriri nga Amerika, Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije, Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj. Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.