Lajm i zi nga Italia! Ndërron jetë shqiptarja në Itali, u përplas nga makina teksa kalonte rrugën
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Lajm i zi nga Italia! Ndërron jetë shqiptarja në Itali, u përplas nga makina teksa kalonte rrugën](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//lajm-i-zi-nga-italia-nderron-jete-shqiptarja-ne-itali-u-perplas-nga-makina-teksa-kalonte-rrugen.jpg)
Një 75-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali mbrëmjën e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në Porcari të provincës së Luças në Itali.
E moshuara shqiptare, por banues në zonë, po kalonte në këmbë rrugën “Puçini”, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një e re.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejt të një ambulance, shqiptarja nuk mundi të mbijetonte.
Mediat lokale shkruajnë se viktima është Feime Besnik Nurce, e cila u godit nga një automjet tip Volksëagen Golf. Gruaja përplasi dhunshëm kokën në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas një rindërtimi fillestar dhe ende përmbledhës,
75-vjeçarja po ecte përgjatë një pjese të aksit rrugor pa trotuar dhe me ndriçim të dobët kur vendosi të kalonte rrugën.
Në atë moment po mbërrinte e reja që drejtonte makinën Golf dhe për arsye që ende janë nën hetim nga policia,
nuk mundi të shmangte të moshuarën. Përplasja ka qenë e dhunshme dhe 75-vjeçarja është hedhur disa metra larg, duke humbur menjëherë ndjenjat për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë në kokë.
Me ardhjen e stafit të urgjencës, gjendja e saj ishte e rëndë dhe nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar.
Mjekut që ndodhej në ambulancë, pas një tentative të dëshpëruar për reanimim, nuk i mbetej gjë tjetër veçse të deklaronte vdekjen.