Ndarja nga Sara/ Flet Ermal Fejzullahu, miku i Ledrit— ja çfarë ka për të thënë

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndarja nga Sara/ Flet Ermal Fejzullahu, miku i Ledrit— ja çfarë ka për të thënë

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka qenë i ftuar në “Mos i bjer me Top”, ku ndau disa detaje për projektet dhe jetën e tij.

Mirëpo si shoku i ngushtë i Ledri Vulës, Ermali nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes nëse këngëtari është ndarë nga Sara Hoxha.

Ermali la të kuptohet se Sara dhe Ledri kanë pasur “krisje” në raportin e tyre gjë që i ka ndarë – krisje që Ermal Fejzullahu i konsideron gjëra të vogla, aq më tepër me një fëmijë në mes, si në rastin e çiftit Sara-Ledri.

“Sido të jetë do i mbaj anën Ledrit se jam shoku i tij. Uroj mos të ndahet askush për gjëra të vogla. Nuk është mirë me i dhënë fund një lidhje, sidomos kur ka fëmijë. Nëse janë ndarë uroj të bëhen bashkë, ose përndryshe i uroj secilit lumturi” – është shprehur Fejzullahu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE