Përvjetori i protestës së Kinës më i madhi kundër masave për COVID-19!

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përvjetori i protestës së Kinës më i madhi kundër masave për COVID-19!

Një vit pasi shpërthyen protestat historike në rrugën e zhurmshme Wulumuqi të Shangait, vetëm një prani e shtuar e policisë në kryqëzimet kryesore prish rutinën e zakonshme.

Por për shumë të përfshirë në atë që u bë demonstrate më e madhe e Kinës në dekada, është e pamundur të fshihet kujtimi i ngjarjeve të vjeshtës së kaluar.

Në orët e para të 27 nëntorit 2022, homazhet për viktimat e një zjarri në kryeqytetin e Xinjiang-ut, Urumqi, u shndërruan në thirrje në shumë qytete për t’i dhënë fund masave zero-Covid dhe madje në disa raste për të rrëzuar Partinë Komuniste në pushtet dhe udhëheqësin Xi Jinping.

Autoritetet u përgjigjën me forcë. Huang Yicheng tregon momentet e horrorit nga dhuna e policisë.

“Kam marrë pjesë në atë që më vonë u quajt Lëvizja “Letra e Bardhë” dhe unë u ndalova nga policët. Unë jam rrahur nga policia dhe më çuan në autobusin e paraburgimit. Arrita të ikja nga autobusi i paraburgimit me ndihmën e një njeriu perëndimor. Më vonë, pas tre muajsh fshehjeje, arrita të ikja nga Kina dhe tani jetoj në Gjermani”, u shpreh Huang Yicheng.

Por në fillim të dhjetorit ata hoqën papritur kufizimet e rrepta shëndetësore që kishin dominuar jetën e njerëzve për gati tre vjet gjë që ndihmoi në shuarjen e protestave.

 “Populli doli në rrugë natën dhe më vonë kur u hoqën politikat e zero-Covid, shumë njerëz u kthyen në jetën e tyre normale. Por për ne, mendoj se kurrë nuk mundemi, nuk mund të kthehemi në normalitet si më parë”, u shpreh ai.

Ashtu si shumë, ai besonte se rregullat e ashpra të Covidit në Kinë, kishin penguar përpjekjet e shpëtimit kur iu bashkua homazheve në rrugën Wulumuqi për 10 njerëzit e vrarë në një zjarr.

“Kur pashë kaq shumë njerëz në atë rrugë, megjithëse isha në zi, në një mënyrë tjetër u ndjeva i sigurt. Atmosfera ishte e trishtuar, por edhe fuqizuese”, u shpreh Huang Yicheng

Aparati i sigurisë së Kinës u hodh në veprim për të shtypur lëvizjen e sapolindur, nga fshirja e të gjitha përmbajtjeve në internet të protestave deri te mbulimi i qyteteve me oficerë. Në natën e dytë të protestave në Shangai, tha Li, policia ishte më e përgatitur për të përdorur forcën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE