Sondazhi/ 69% e hebrenjve britanikë po konsiderojnë largimin nga Britania e Madhe!
Më shumë se gjysma e hebrenjve britanikë kanë konsideruar largimin nga Britania e Madhe për shkak të antisemitizmit që po hasin pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor.
Të dhënat janë konfirmuar nga një studim i Fushatës kundër Antisemitizmit. Sipas sondazhit, 69% e hebrenjve britanikë pranuan se aktualisht kishin më pak gjasa të shfaqnin shenja të dukshme të judaizmit të tyre.
Sondazhi thekson se më shumë se 6 nga 10 hebrenj britanikë ose kanë përjetuar personalisht ose kanë qenë dëshmitarë të një incidenti antisemitik që nga 7 tetori, ose njohin dikë që e ka pasur.
Gjetjet e studimit sugjerojnë gjithashtu se vetëm 16% e hebrenjve britanikë besojnë se policia e trajton krimin antisemitik të urrejtjes si format e tjera të krimit të urrejtjes, ndërsa dy të tretat besojnë se oficerët punojnë me standarde të dyfishta.
Përveç kësaj, 90% e të anketuarve thanë se do të shmangnin udhëtimin në qendër të qytetit nëse atje do të zhvillohej një demonstratë e madhe anti-izraelite. Gjithsej 3,744 përgjigje u grumbulluan gjatë një periudhe 5 ditore, mes 12 dhe 17 nëntorit.
“Qendrat tona urbane janë bërë zona të ndaluara për hebrenjtë,” tha AAC, e cila ka organizuar gjithashtu një marshim kundër antisemitizmit këtë pasdite në qendër të Londrës, me dhjetëra mijëra qytetarë të pranishëm.