Tha se s’kanë qenë mikesha, ja si i reagoi Vesa intervistës së ish-shoqes pas daljes nga BBV
Vesa Vllasaliu deklaroi pak kohë më parë në një rrëfim të bujshëm se ish-shoqja e saj e ngushtë, Edona, i mori partnerin.
Për këtë, një reagim erdhi edhe nga Edona.
Në një intervistë, ajo u shpreh se nuk ka qenë shoqe e ngushtë me Vesën dhe për më tepër as që e mban mend si u njohën.
“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ja kam marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos e paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë.
Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe
Jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur.
Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata ishin bashkë.
Isha me shoqe në Turqi dhe unë kisha postuar foto në Whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të lidhur, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”, ishte kjo një pjesë e intervistës së ish-shoqes së Vesës.
Më pas, deklarata e saj u hodh menjëherë poshtë, pasi në rrjet qarkulloi një foto ku shihej se në fakt Vesa e kishte ftuar në dasmë Edonën.
Mirëpo tashmë që Vesa Vllasaliu u eliminua nga reality show i njohur, “Big Brother VIP Kosova”, ku qëndroi për disa javë, është vënë në dijeni për deklaratën e ish-shoqes së saj.
Teksa ishte e ftuar në “Prive”, e pyetur nëse nëse do ta shikojë intervistën e shoqes së saj, Edonës, ajo u shpreh: “As që kam për ta parë intervistën”.
Kështu ajo duket se ka mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull.