U tha se ka përplasje me Top Median, Elvis Pupa sqaron çfarë ndodhi pas largimit nga DWTS
Aktori i njohur, Elvis Pupa, u kritikua jo pak javën e shkuar.
Çdo konkurrent që eliminohet nga “Dancing With The Stars”, i bashkohet “Fan club-it” ditën e dielë, por me Elvisin nuk ndodhi kështu.
Ai zgjodhi të mos paraqitej në program, duke ngritur dyshime në rrjet se ka patur përplasje mes tij dhe pjestarëve të “Top Medias”.
Madje edhe në “Dance off”, ai thuajse nuk bëri asnjë përpjekje për të kërcyer.
Mirëpo për këtë “braktisje” nga “Fan Club” javën e shkuar, ka folur sot vetë Elvis Pupa.
Ai shprehet se nuk u ndje mirë fizikisht dhe e kishte të pamundur të vinte në studio. Pupa tha se e ka shijuar këtë eksperiencë në spektaklin e “DTWS”, por kërcimi me rregulla dhe numërimi i hapave nuk është për të, pasi është mësuar që t’i çojë këmbët ku i thotë muzika dhe ritmi.
“Siç thotë populli nuk ka qenë risk që unë të isha aty në studion e “Fun Club-it në “DËTS”. Të dielën e kaluar nuk isha dot sepse fizikisht nuk ndihesha mirë, ndërsa këtë radhë ndodhem në Itali, në një event për shqiptarët, që kështu do të flasim nga ky ekrani i vogël këtu. Ju përshëndes të gjithëve, unë për veten time e kam shijuar, aty e zbulova që kërcimin e bëkam vetëm për qejf. Kur më thonë bëje kështu me rregulla, nuk qenka gjëja ime, nuk e ndjej shumë sepse të mbash mend hapat, pastaj, t’i numërosh ato… Unë jam mësuar t’i çoj këmbët ku më thotë muzika dhe ku të më çojë ritmi, por gjithsesi ia besoj profesionin balerinëve që qenka shumë i vështirë, shumë impenjues dhe ju uroj të gjithëve më të mirën. Unë do jem në skenë gjithmonë kur kam diçka për të dhënë”, u shpreh aktori.