Nuk druhet më, Kiara Tito poston foto duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur!
Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.
Tashmë pas zbulimit të lajmit të shtatzanisë së saj është vënë re ndryshimi në fotot e Kiarës, e cila nuk mundohet ta heqë vëmendjen nga kjo pjesë, por përkundrazi ekspozon barkun e saj të rrumbullakosur me veshje të ngushta dhe jo më të gjera për të mos u dukur. Së fundmi Kiara ka postuar disa foto në Instagram me fustanin rozë që kishte zgjedhur të vishte ditën e djeshme në “DWTS Fan Club”.
Luizi dhe Kiara kanë organizuar disa ditë më parë në fshehtësi një festë me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm për të zbuluar gjininë e bebit, ku të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambjent të hapur. Disa skena nga festa janë parë edhe në videoklipin e këngës së Luizit ama pak më parë Kiara ka postuar të tjera pamje nga kjo festë dhe kjo ditë e veçantë për ta.