Rama inspekton punimet në aeroportin e Vlorës!
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Aeroportin e Vlorës, ku sipas ndërtuesve, aeroporti i parë ndërkombëtar në jug të vendit pritet të përfundojë në fund të 2024, ndërsa gati për operim do të jetë në mars të 2025.
Nga inspektimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, qeveria dha lajmin e ndërtimit të një akademie që do të trajnojë të gjithë punonjësit e fushës së aviacionit.
Sot i kemi mbyllur pjesën e akademike e kontrollorëve të trafikut ajror, që janë në pjesën e mbushjes së orëve të trajnimit. Gjatë dimrit më e vështirë, por gjatë verës do realizohen pak më shpejt. Në fund të verës 2024 do jenë të certifikuar dhe gati për operim. Dy sektorë të rinj do ketë ky aeroport, mirëmbajtja e avionëve, brenda javës tjetër një konsultim të ri të konsorciumin, një prej më të mëdhenjve në Itali. Ata dhe duan hapësira për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Po ashtu dhe akademia, që pritet të nisi punë. Ajo do të fillojë në shtator 2024 maksimumi. Ka shumë mundësi që akademia të nisi në Vlorë”, njoftoi qeveria.
Në këtë aeroport po punohet në disa fronte, tek pista, po ashtu ngritja e terminalit prej 20 mijë metrash katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.
‘Ky aeroport do të ketë edhe një inovacion, të cilin e kemi thënë disa herë por tani fillon dhe bëhet i dukshëm. I gjithë aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore, të cilat janë marrë masat dhe janë studiuar nga aviacioni civili, nga Autoriteti i Aviacionit Civil që të mos krijojnë problematika gjatë uljes dhe ngritjes së avionëve me reflektimin e tyre dhe këtu do të prodhohet rreth 5.2 megawat energji e rinovueshme që do jetë kryesisht për nevojat e aeroportit.
Në vitin e kam parë ne do të kemi më shumë se 1 milionë pasagjerë, vetëm në Vlorë dhe i referohemi periudhës nga marsi 2025 dhe në vazhdim dhe jo një vit i plotë pothuajse. Kështu që, parashikimet janë shumë optimiste. Jemi të sigurtë që as nuk do të aktivizohen garancitë koncensionare të cilat janë parashikuar në kontratë.’- nënvizon qeveria.
Zoti Behgjet Pacolli, i cili ishte i pranishëm në këtë vizitë u shpreh se tashmë gjithçka është gati dhe kantierit nuk i mungon asgjë për të vënë në zbatim këtë vepër madhore. “ Kemi të gjitha ato që i nevojiten një kantieri për të funksionuar për një numër punëtorësh deri në 600 veta kemi hapësira ku punojnë nënkontraktorët, kemi hapësira për konferenca, hapësira për të punuar, zyrat, pikën medicinale, mjekun, fjetjen për mbi 100 persona, për ata që duan të flenë këtu dhe zyrat normalisht. Herën tjetër, vizita tjetër, ne do të demonstrojmë me dron, nuk do të kemi nevojë fare të shkojmë në kantier, drejtpërsëdrejti.” – tha ai.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) do të funksionojë me mbi 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve, një kargo e mirëfilltë, e cila i mungon shtetit shqiptar.
Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit.
Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe do të jetë i treti aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.
Ndërkohë në projektbuxhetin për vitin 2024 planifikohen 51 milionë lekë për ndërtimin e rrugës lidhëse Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) – autostrada Fier-Vlorë.