Themeluesi i Wikipedia-s Jimmy Wales vjen me ankesa për inteligjencën artificiale!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Themeluesi i Wikipedia-s Jimmy Wales vjen me ankesa për inteligjencën artificiale!

Inteligjenca artificiale nuk po e ndihmon Wikipedian. Jimmy Wales, themelues i platformës Wikipedia, tha se ChatGPT është mjet jashtëzakonisht popullor, por është “katastrofë” kur përdoret për të shkruar artikuj në këtë platformë. Ai tha se:

Artikujt e shkruar me ChatGPT janë të tmerrshëm dhe nuk kuptohen fare.

Wales beson se në të ardhmen Inteligjenca Artificiale ka më shumë gjasa të mbështesë aktivitetet intelektuale sesa t’i zëvendësojë ato. Ai ka shprehur edhe shqetësimin për largimin dhe kthimin nga puna të CEO dhe bashkëthemeluesit të OpenAl, Sam Altman, në një kohë të tensionuar për kompaninë.

Ai shpreh optimizmin se ky është një mësim i mirë për bizneset fillestare, për të menduar në një fazë shumë të hershme për qeverisjen dhe stabilitetin e kompanisë. Ndërkaq, kompania më e fuqishme në botë në fushën e inteligjencës artificiale ka paralajmëruar se po punon shumë për të sjellë risi të tjera.

Rikujtojmë, se gjiganti teknologjik amerikan, Amazon, njoftoi se do të nisë një program falas lidhur me trajnimin e njerëzve për mënyrën si të përdorin Inteligjencën Artificiale (AI). Amazon.com njoftoi për programin “AI Ready” apo “Gati për Inteligjencën Artificiale”, program i cili do të ofrojë trajnim për zhvillimin e aftësive dhe arsimim për dy milion njerëz në të gjithë botën, deri në vitin 2025. Kompania amerikane theksoi se synimi i saj është që ta bëjë Inteligjencën Artificiale të aksesueshme për këdo që dëshiron të mësojë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE