Alarmante! Reshjet e dendura rritin prurjet e përrenjve, disa banesa në qytetin juglindor rrezikojnë përmbytjen
vovalbania
November 28, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Gjatë ditës së sotme zona e Gjirokastrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të shoqëruara dhe me erë të fortë.
Rritja e nivelit të ujit, në shtretërit e përrenjve malorë rrezikon të përmbytë disa banesa. Gjatë mesditës Shërbimi Zjarrfikës ndërhyri për largimin me pompa të ujërave që rrezikuan të përmbytnin mjediset e brendshme të një banese në fshatin Valare.
Ndërkohë rritja e prurjeve të përrenjve malorë rrezikon të përmbytë dy banesa në fshatin Picar.
Shtabi i Emergjencave në Gjirokastër po monitoron situatën për ti ardhur në ndihmë banorëve nga problemet që mund të krijohen si shkak i motit të keq.