Bokseri shqiptari rrëzon serbin që në rundin e dytë, dalin videot nga ndeshja
Në Feti Borova ka nisur “OTR Fight Club”, një event i cili mbledh boksierët më të spikatur shqiptar.
Ndeshja e parë ishte ajo mes Arjon Kajoshit që mposhti me K.O kolumbianin Ortiz. Në raundin e tretë, boksieri kundërshtar nuk mundi ta përballonte furinë e Kajoshit dhe u detyrua të dorëzohej.
Ndeshja e radhës ishte ajo mes Ardit Murjes dhe gjeorgjianit Edgari Sarkisiani. Boksieri që përfaqëson Teutën e fitoi sfidën teksa ishte trupa e arbitrave që vendosi në favor të tij. Murja ishte gjatë gjithë kohës në avantazh duke sulmuar vazhdimisht kundërshtarin dhe në fund fitorja ishte mëse e merituar.
Sfida e radhës ishte ajo mes Amarildo Vrajës dhe boksierit slloven Aljaz Venkos. Mes kësaj dysheje rezultoi një sfidë mjaft e forte dhe e luftuar ndërsa pas gjashtë raundesh, gjyqtarët vendosën në favor të boksierit shqiptar Vraja.
Një tjetër ndeshje ishte ajo mes serbit Dejan Bubic dhe Luis Gjolenës. Boksieri shqiptar e nisi me shumë vrull dhe ia doli ta mbyllte ndeshjen në raundin e dytë falë një K.O me serbin që ra dhe nuk mundi të ngrihej sërish.