Ekskluzive, menaxheri i Samanta Karavellës zbulon arsyen e largimit të këngëtares nga Festivali i Këngës në RTSH!
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Live From Tirana’ ishte menaxheri i këngëtares së njohur Samanta Karavella, Arian Demolli. Ariani e nisi intervistën duke thënë:
Është një kënaqësi që punoj me Samantën, ajo në fakt ka qënë e sukseshme përpara se të niste bashkëpunimin me mua. Samanta nesër do të jetë në Sheshin Skenderbej dhe unë jam shumë i emocionuar sepse dhe asaj i ka munguar shumë. Samanta ka rreth 30 materiale të reja që po i punon dhe pritet t’i sjellë në treg në forma të ndryshme.
Samanta ishte pjesë e listës së Eurovision por u tërhoq në të njëjtën kohë me Kejsi Tolën nga gara. Çfarë ndodhi, cila ishte arsyeja e largimit të këngëtares nga Festivali i Këngës në RTSH?
Shumë më kanë shkruajtur dhe më kanë pyetur për këtë gjë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s’ka pasur asnjë lidhje me ne.
Kush shkon në Eurovizion sipas teje?
Kastro Zizon do e kisha çuar në Eurovision, Mikela Paluca është një gocë e re, e talentuar dhe më pëlqen.
Përfaqësimi më i mirë sipas teje në Eurovision?
Rona Nishliu padyshim.
Po më i dobëti?
Kanë qenë shumë, nuk e di tani.
Disa plane për vitin e ardhshëm, çfarë pritet nga Samanta?
Kemi dy bashkëpunime goxha të bukura dhe të mëdhaja qe do të vijnë në vitin 2024. Një bashkëpunim me një Dj të huaj dhe nje artiste e huaj goxha e famshme. E rëndësishme është të bëhet muzikë e bukur.