Komandanti i KFOR-it bisedë telefonike me komandantin e ushtrisë serbe!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komandanti i KFOR-it bisedë telefonike me komandantin e ushtrisë serbe!

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutas, ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç.

Siç njofton KFOR-i, Ulutas dhe Mojsiloviç kanë shkëmbyer mendime lidhur me zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.

“Komandanti i KFOR-it përsëriti se KFOR-i, si gjithmonë, do të vazhdojë të përmbushë misionin e tij në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit me ministrat e jashtëm të NATO-s u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të përmbahen nga retorikat nxitëse dhe të mos marrin ndonjë veprim që i rrit tensionet.

Stoltenberg, i cili vizitoi Kosovën dhe Serbinë gjatë javës së kaluar, ka deklaruar se është parë dhunë serioze në veri të Kosovës dhe për këtë arsye NATO ka shtuar edhe 1 mijë trupa në misionin e KFOR-it. Ai shtoi se “do të shikohet rritja e qëndrueshme e kontingjentit në KFOR”.

Biseda e tyre telefonike vjen pas vizitës së Ulutaş në Beograd në tetor ku shkoi pas marrjes së mandatit në KFOR.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65712 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE