Për nënat e reja dhe jo vetëm…/Si t’i digjni kaloritë pas lindjes!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për nënat e reja dhe jo vetëm…/Si t’i digjni kaloritë pas lindjes!

Nëse jeni duke e ushqyer beben tuaj me qumësht gjiri, ju jeni djegur digjni 500 kalori në ditë. Ka një lidhje të fortë midis gjidhënies dhe humbjes së peshës. Sipas Harvard Health Publications nëse peshoni 57 kilogramë ju duhet të ecni 111 minuta me një shpejtësi prej 6.5 km/orë për të djegur 500 kalori.

Por, si humbet pesha gjatë gjidhënies? Qumështi i gjirit përmban vitamina dhe kundërtrupa që i mundësojnë rritjen bebes. Trupi juaj në rrethana të tjera nuk i prodhon këto substanca, por gjatë gjidhënies për të prodhuar qumështin e gjirit organizmi juaj duhet të punojë më shumë.

Gjatë gjidhënies ju i jepni bebes kaloritë e juaja. Rrjedhimisht, ju do të humbni peshë. Nëse gjatë shtatzënisë keni shtuar shumë më tepër peshë se sa ju ka rekomanduar mjeku, mund ta keni të vështirë qē ta riktheni formën trupore siç e keni pasur para lindjes. Ndërkaq, uhqyerja me gji e bebeve mund të jetë shumë e lodhshme, veçanërisht nëse zgjat shumë. Të çmësuarit e bebeve nga ushqimi me gji gjatë natës mund të jetë një sfidë edhe më e madhe, për shkak se duhet patjetër të bindni veten që edhe bebja edhe ju përshtateni mirë.

Ekspertët janë pajtuar se është me rëndësi që ndërprerja e të ushqyerit me gji natën të jetë një proces i ngadalshëm, i menduar mirë. Sipas një studimi të ri qumështi i gjirit tregon dallime në varësi të gjinisë së fëmijës. Ky studim është frymëzuar nga kërkimet e mëparshme, të cilat treguan se disa gjitarë prodhojnë qumësht të përshtatur me gjininë specifike të foshnjës së tyre.

Për shembull, majmunët prodhojnë qumësht më të pasur me yndyrë dhe energji për pasardhësit e tyre meshkuj, por prodhojnë më shumë qumësht që përmban më shumë kalcium për pasardhësit e tyre femra. Për të parë nëse kjo teori është e vërtetë për njerëzit, studiuesit përdorën të dhënat e mbledhura nga Studimi Kombëtar i Shëndetit të Adoleshentëve, një studim i madh dhe afatgjatë mjekësor i sjelljes së të rinjve amerikanë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE