Përveç shqiptarëve, ditën e sotme Dafina Zeqiri ka një urim të veçantë për dikë!
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre.
Dita e sotme nuk është vetëm Pavarësia e Shqipërisë, por edhe ditëlindja e shumë personave, ndër ta edhe e ëma e Dafinës. Teksa ka festuar mes shumë artistëve dhe ka uruar të gjithë shqiptarët, nuk mund të mungonte edhe një urim për ditëlindjen e nënës së saj. Dafina ka postuar disa foto nga fëmijëria e saj bashkë me të dhe ka shkruar:
Gëzuar ditëlindjen dritë! Të dua shumë, jeta jem
Më në fund, Dafina ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun. Ka qënë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në Instagram. Shumë aludime kanë qarkulluar së fundmi rreth dasmës së tyre, teksa së fundmi Kreshniku ka reaguar për një prej tyre. Aludohet se dasma do të jetë shumë private dhe se do të ketë 100 të ftuar e për këtë Kreshniku ka nënkuptuar se nuk është e vërtetë me një ironi.