“Sot Nuk Është e Hënë”/10 fjalë që duhet të përfshihen në fjalorin e ri të gjuhës shqipe!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Sot Nuk Është e Hënë”/10 fjalë që duhet të përfshihen në fjalorin e ri të gjuhës shqipe!

Dita e hënë nuk mund të quhet e plotë kurrësesi pa emisionin e Top Albania Radio-s “Sot Nuk Është e Hënë” me komentet më interesante dhe tema të trajtuara nga Koloreto Cukali dhe Blerina Shehu. Si çdo javë, një rubrikë i kushtohet vetëm 10 gjërave, ku këtë javë moderatorët zgjodhën të flisnin për 10 fjalë që ata mendonin se duhet të përfshihen në fjalorin e gjuhës shqipe.

Kjo vjen pas lajmit të fundit se, fjalorit të gjuhës shqipe do t’i shtohen edhe 70 mijë fjalë të reja e që nuk ishin të përfshira në vitin 1980. Për hartimin e këtij fjalori janë përfshirë akademikë, gjuhëtarë të njohur nga të gjitha vendet shqipfolëse, përfshirë edhe universitetet e Shqipërisë dhe atë të Prishtinës.

Më poshtë keni të listuar disa nga fjalët dhe kuptimin e tyre:

1. Upsajt ose Absaq

Pozicion jashtë loje në futboll. Marrë nga anglishtja: “Offside”

2. Lul-Bashë

Një person pa dinjitet, tekanjoz, që mban peng një grupim të madh, skuadër ose interesa kombëtare.

3.Bravaxhi

Një njeri që harron çelsin e zyrave të partisë në shtëpi.

4. Ramsi

Epitet keqësues për shefin e punës,drejtorin e shkollës ose drejtuesin e vendit.

5. Rrumpallë

Institucioni ose personi që nuk i pëlqen Kryeministrit.

6. Skifter

Një emigrant shqiptar në Itali që shënjestron vilat e të pasurve.

7. Mrrokëll

Send/objekt/vegël që nuk ia mbajmë mend emrin.

8. Ripjellje

Premtime boshe politike të bëra nga mashtrues profesionist.

9. Genci

Eufemizëm për gjenitalet mashkullore.

10. Lac

Djalë në moshë relativisht të re që e blen sedrën me lekë dhe vishet me tuta sportive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE