“Urime festa e Pavarësisë!”, Dua Lipa uron në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Urime festa e Pavarësisë!”, Dua Lipa uron në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//urime-festa-e-pavaresise-dua-lipa-uron-ne-gjuhen-shqipe-te-gjithe-shqiptaret.jpg)
Ditën e sotme Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë. E në këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët festat dhe urimet janë të shumta. Shqiptarët anë e mbanë botës kanë uruar në këtë ditë të shënuar, përfshirë këtu edhe personazhet e njohur. E sigurisht që një ndër to është edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa.
Artistja me famë botërore ka bërë disa postime në “Instastory” ku ka uruar festën e Pavarësisë në gjuhën shqipe shoqëruar me flamurin dhe simbolin e shqiponjës. Përpos kësaj këngëtarja e famshme ka postuar edhe disa foto të saj nga vizita e një viti më parë në Shqipëri e mbuluar me flamurin kuq e zi.
Urime festa e Pavarësisë
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11/urime-festa-e-pavaresise-dua-lipa-uron-ne-gjuhen-shqipe-te-gjithe-shqiptaret-6565e599cddfa.png)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11/urime-festa-e-pavaresise-dua-lipa-uron-ne-gjuhen-shqipe-te-gjithe-shqiptaret-6565e59d9be0f.png)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11/urime-festa-e-pavaresise-dua-lipa-uron-ne-gjuhen-shqipe-te-gjithe-shqiptaret-6565e5a5514b8.png)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11/urime-festa-e-pavaresise-dua-lipa-uron-ne-gjuhen-shqipe-te-gjithe-shqiptaret-6565e5a9173eb.png)
Dua Lipa po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”. Thuhet se ylli i muzikës pop po synon të nisë turneun e saj të parë në stadium vitin e ardhshëm. Lipa po kërkon të bëjë një hap nga shfaqjet në arenë pas turneut të saj të suksesshëm “Future Nostalgia 2022”, ku performoi 12 shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi i saj thuhet se po përpiqet të planifikojë datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është konfirmuar.