Zbuloni pak nga magjia e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni pak nga magjia e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë!

Magjia e festave këtë periudhë është duke u ndjerë kudo në botë. Zonja e Parë Jill Biden ka vendosur të zbulojë dekorimin, ku të paktën janë vendosur 98 pemë Krishtlindjesh, 34 mijë zbukurime, si dhe më shumë se 142 mijë drita që kanë mbushur korridoret e Shtëpisë së Bardhë. Përmes kësaj magjie, Zonja e Parë shpreson se do të frymëzojë vizitorët të përjetojnë mrekullinë dhe gëzimin e Krishtlindjeve.

“Nuk e di për ju, por më duket befasuese. Festimet janë një kohë për reflektim dhe një pauzë nga jeta jonë e ngarkuar, një kohë për të qenë bashkë me familjen dhe miqtë tanë”,-tha Zonja e Parë. Sipas medieve të huaja, një nga pemët e para të Krishtlindjeve që vizitorët do të shohin në Shtëpinë e Bardhë është e zbukuruar nga ari, në të janë të gdhendura emrat e anëtarëve të rënë të forcave të armatosura amerikane.

Ndërsa pema zyrtare e Krishtlindjes ishte një bredh 18.5 metra i gjatë, që u vendos në dhomën blu. Biblioteka është zbukuruar me hënëza të arta dhe yje vezullues të varur nga tavani, ndërsa China Room është shndërruar në një dyqan ëmbëlsirash. Pothuajse 4.5 km fjongo, më shumë se 350 qirinj dhe mbi 22,000 kambana janë përdorur për dekorimin, ndërsa 142,425 drita ndriçojnë pemët dhe kurorat me të cilat është dekoruar Shtëpia e Bardhë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE