Kejsi dhe Marinela zbulojnë gjithçka rreth eksperiencës së tyre si velina në “Fiks Fare” dhe jo vetëm…
Sot të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë velinat e Fiks Fare, Marinela Bici dhe Kejsi Kokeri. Bukuroshet kanë zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tyre në emisionin investigativ dhe kanë zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e tyre personale dhe jo vetëm…
E shohin vajzat Fiks Fare si një mundësi ose si një trampolinë për të vazhduar më tej në botën e televizionit dhe në emisione të tjera?
Kejsi: Patjetër që po, Fiks Fare është një trampolinë shumë e mirë, në fund të ditës të gjithë aty e kanë nisur. Absolutisht që po, mua më pëlqen bota e televizionit dhe kjo është arsyeja se pse kam marrë pjesë që të jem prapë.
Si u bënë bashkë vajzat për të qenë velinat e emisionit “Fiks Fare”?
Marinela: Kejsi u bashkua pak më vonë.
Kejsi: Unë isha pjesë e trupës së baletit të “Portokalli”-së, mu ofrua si mundësi dhe thashë pse jo. Qëkur kam qenë e vogël shikoja velinat e “Fiks Fare” dhe thoja ishalla jam unë një ditë.
Marinela: Edhe unë e shikoja emisionin në televizor, shihja vajzat dhe më dukej diçka e bukur dhe e kisha menduar që do më pëlqente të shikoja veten time aty.
Përveç kërcimit që sigurisht është mjaft i rëndësishëm dhe është një pasion çfarë talentesh kanë vajzat?
Kejsi: Unë vij nga fusha e baletit, kam mbaruar Akademinë e Arteve për Koreografi, pasioni më i madh ka qenë baleti absolutisht dhe modelingu. Jam marrë me reklama dhe kam shumë vite.
Marinela: Është volejbolli një nga pasionet, sportet në përgjithësi. Unë edhe studioj në Universitetin e Sporteve.
Është shumë e modës që një velinë, një vajzë bukuroshe të ketë të dashur një sportist. A duhet që një velinë ta ketë të dashurin futbollist në përgjithësi? Çfarë mendojnë vajzat në lidhje me këtë?
Kejsi: Fokus nuk e kam por që si mundësi është e lezetshme për t’u parë.
Marinela: Janë të mirëpritur.
Ndër të tjera emri i djalit më seksi të showbiz-it sipas Kejsit është Ledri Vula. Më tej vajzat treguan se shpesh herë ndikohen edhe nga rastet të cilat trajtohen në emisionin investigativ, siç ishte rasti i mësueses që godiste fëmijën apo edhe padrejtësitë që ndodhin gjatë përditshmërisë.