Shefi i OBSH-së: Mijëra banorë të Gazës të zhvendosur janë në rrezik nga sëmundjet infektive!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shefi i OBSH-së: Mijëra banorë të Gazës të zhvendosur janë në rrezik nga sëmundjet infektive!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka ngritur alarmin se mbipopullimi, mungesa e ushqimit, ujit, kanalizimeve dhe higjienës bazë po përshpejtojnë përhapjen e sëmundjeve në Gaza.

Përmes një postimi në X, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se mungesa e infrastrukturës së nevojshme për mbulimin e nevojave ditore bazë të popullatës si qenie njerëzore dhe mungesa e trajtimit mjekësor kishte rezultuar në rritjen e numrit të të infektuarve mes 1.3 milion njerëzve të zhvendosur në Gaza.

Sipas Ghebreyesus, më shumë se 110,000 njerëz kanë infeksione akute të frymëmarrjes, më shumë se 70,000 vuajnë nga diarrea dhe mijëra janë të prekur nga sëmundje të tjera, duke përfshirë zgjebe, morra, skuqje të lëkurës, impetigo, lia dhe verdhëza.

Tedros bëri thirrje për një armëpushim të vazhdueshëm dhe paralajmëroi se kushtet aktuale në Rrip të Gazës rrisin rrezikun e shpërthimit të sëmundjeve. Ai gjithashtu përsëriti komentet e mëparshme nga zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris se më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet nëse sistemi shëndetësor nuk përmirësohet.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim të qëndrueshëm. TANI. Është çështje jete ose vdekjeje për civilët”, theksoi shefi i OBSH-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE